Bremen tregon festën e ‘çmendur’ të Rashicës pas fitores së Kosovës

Suksesi i Përfaqësueses së Kosovës në Ligën e Kombeve ka kaluar pritëshmëritë e të gjithëve.

Sport

21/11/2018 21:59

Pas raportimeve të panumërta të medieve botërore, është tani gjiganti i Bundesligës, Werder Bremen, që është marrë me suksesin e Kosovës.

Ky klub, në faqen zyrtare të tyre në Twitter ka publikuar një video nga festa e lojtarëve të Kosovës në autobusin e tyre, teksa këndonin e festonin pas fitores ndaj Azerbajxhanit.

E në këtë video të festës, shfaqet Rashica dhe lojtarët e tjerë duke kënduar këngën e Shkurte Fezjës që u dedikohet gjithë shqiptarëve të Kosovës që jetojnë mërgim.

Kujt tjetër mund t’i përshtatet më shumë kjo këngë se sa këtyre djemve, të rritur në mërgim e me mendje gjithmonë te Kosova./Lajmi.net/