Braziliani i Superligës: Dy ish-bashklojtarë më vdiqën dhe dy më shpëtuan nga tragjedia e Chapecoenses

Mëngjesi i sotëm ka qenë shokues për botën e futbollit, pas tragjedisë së Chapecoenses. Por kush do ta mendonte që njëri prej futbollistëve të Vala Superligës, ka pasur ish-bashkëlojtarë në aeroplanin e aksidentuar?

Sport

29/11/2016 19:01

Në një rrëfim ekskluziv për Gazetën Olle, braziliani i Dritës, Edenilson Bergonsi, tregon se katër futbollistë të Chapecoenses i ka pasur ish-bashklojtarë, ku dy kanë vdekur dhe dy kanë mbijetuar.

Ai shprehet i shokuar me atë që ka ndodhur, duke e konsideruar mëngjesin e sotëm si të tmerrshëm.

“Sot u zgjova me një lajm të tmerrshëm. Zemra po më dhemb. Unë i njihja shumicën e futbollistëve që kanë vdekur. Me katër prej lojtarëve të Chapecoenses kam luajtur bashkë në Brazil. Jam shumë i mërzitur”, deklaroi Bergonsi për “GazetaOlle.com”.

“Kam luajtur me dy futbollistët që kanë shpëtuar, Alan Ruschel dhe Jackson Folman. Ndërkohë, ish-bashklojtarë i kam pasur edhe Gil dhe Machadon, të cilët kanë vdekur”, shtoi  Bergonsi.

Mesfushori i Dritës thotë që ka tentuar të kontaktojë agjentin e të mbijetuarit Alan, i cili i ka thënë që nuk di asgjë tjetër, pos asaj që raportohet në media.

“Iu kam shkruar mesazhe në Facebook. Kam folur edhe me agjentin e Alan, por askush nuk di asgjë, pos asaj që raportohet në media”, shtoi Bergonsi.

PAY-Alan-Ruschel-first-survivor-in-Colombia-plane-crash

Futbollisti që po e shihni në foton më lart është pikërisht Alan Ruschel, shoku i ngushtë i Bergonsit të Dritës. Ai ka qenë top-lajm në mediat ndërkombëtare sot, pasi që ka qenë një nga dy futbollistët që i kanë shpëtuar kësaj tragjedie ajrore.

Ruschel është dërguar drejt spitalit dhe raportohet që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

pages

Pos Raschel kanë shpëtuar edhe katër persona tjerë. Autoritetet braziliane kanë konfirmuar që numri i të mbijetuarve nga aksidenti ajror është pesë. Dy prej tyre futbollistë, dy anëtarë të ekupiazhit dhe një gazetar.

Përpos Raschel dhe futbollistit tjetër që mbijetoi, aksidentit i shpëtoi edhe portieri Danilo, por ai ndërroi jetë në spital.

feronikeliii

Në mesin e shumë klubeve që janë solidarizuar me klubin brazilian, ka qenë edhe kampioni kosovar, Feronikeli.

Skuadra nga Drenasi ka mbajtur një minut heshtje në stërvitjet e sotme, pas tragjedisë ajrore që ndodhi në Kolumbi.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.