Brazili triumfon në miqësoren e luksit ndaj Uruguajit

Brazili ka mposhtur Uruguajin me rezultatin minimal 0:1.

Sport

16/11/2018 23:01

Ndeshja nuk tregoi shumë për shikuesit edhe pse në 11-shet startuese figuronin të gjithë yjet e dy skuadrave, shkruan lajmi.net.

Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga 11-metërshi të cilin në gol e konkretizoi ylli i Paris Saint-Germain, Neymar.

Performancë të mirë në këtë ndeshje regjistroi edhe mesfushori i Barcelonës, Arthur Melo.

Me këtë fitore, Brazili regjistron të katërtën me radhë, ndërkaq për Uruguajin është humbja e dytë radhazi. /Lajmi.net/