Brazili me refer, i ka 12 lojtarë në fushë

Shkodran Mustafi mendon se Brazili luan me 12 lojtarë në Botëror, duke menduar këtu për ndihmën që e mori ekipi i Scolarit në ndeshje me Kroacinë.

Sport

14/06/2014 15:52

Shkodran Mustafi mendon se Brazili është duke luajtur me 12 lojtarë në Botëror, duke e futur këtu edhe gjyqtarin, përpos 11 lojtarëve startues.

Qendërmbrojtësi shqiptar, së bashku me lojtarët tjerë të Përfaqësueses së Gjermanisë, nuk e kanë pritur aspak mirë ndihmën që iu dha Brazilit në fitoren 3:1 ndaj Kroacisë, duke iu dhënë një penallti e paqenë.

“Nëse Brazili luan me 12 lojtarë, kjo është punë e tij. Ne nuk duhet të spekulojmë nëse favorizohet Brazili apo jo. Brazili e ka avantazhin se luan në shtëpi dhe përkrahet nga njerëzit e tij”, deklaroi fillimisht futbollisti i Sampdorias.

“Më vjen keq për Kroacinë, pasi duhet ta pranojmë se nuk ishte penallti, por gabimet ndodhin. Gjyqtari gaboi në momentin më të rëndësishëm të lojës”, përfundoi Mustafi.