Brazili luan me Argjentinën në Kinë

Brazili dhe Argjentina mund të përballen në mes vete në Pekin të Kinës më 11 tëtor, në Bird\'s Nest Stadium. Lajmin e ka konfirmuar Gillette Brasil Global Tour, që e ka organizuar këtë ndeshje madhështore.

Sport

17/04/2014 18:13

Gillette Brasil Global Tour ka konfirmuar se Brazili do të takohetm e Argjentinën në Gillette Superclásico de las Americas.

Ndeshja do të zhvillohet në Bird\’s Nest Stadium në Pekin të Kinës më 11 tetor, duke filluar nga ora 20:05, me kohën lokale.

Rivaliteti në mes të këtyre dy ekipeve ka qenë gjithmonë i theksuar dhe, edhe këtë radhë, pritet të zhvillohet një ndeshje spektakolare dhe me plot sfida individuale.

Gjithashtu, këto dy ekipe mund të përballen në mes vete edhe në Botërorin 2014, që do të mbahet pikërisht në Brazil.