Brazili ka një kampion të ri

Tri xhiro para përfundimit të sezonit, Corinthians ka 10 pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë, Gremio.

Sport

16/11/2017 10:45

Corinthians ka fituar “Kampionatin brazilian”.

Skuadra ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Fluminense, falë dy golave nga Jo dhe një goli nga Jadson.

Tri xhiro para përfundimit të sezonit, Corinthians ka 10 pikë epërsi ndaj përcjellësit të parë, Gremio, përcjell “lajmi.net”.

Corinthians ka fituar titullin e shtatë pas atyre të fituar më: 1990, 1998, 1999, 2005, 2011 e 2015. /Lajmi.net/

YouTube player