Brazili i jep leksion Rusisë

Brazili e ka fituar me lehtësi miqësoren ndaj Rusisë.

Sport

23/03/2018 18:54

Në stadiumin ‘Luzhniki Arena’, Brazili ka mposhtur 0-3 Rusinë, që këtë vit organizon Kupën e Botës.

Të gjitha golat e kësaj ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.

Ishte Miranda që kaloi për të parën herë në epërsi Brazilin kur shënoi në minutën e 53’.

Në minutën e 62’, Coutinho dyfishoi epërsinë nga penalltia.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Paulinho, që shënoi në minutën e 66’ për 0-3./Lajmi.net/