Brazili e fiton klasiken ndaj Argjentinës me një gol në minutën e 93’

Kombëtarja e Brazilit e ka fituar miqësoren ndaj Argjentinës me një gol të shënuar në minutat shtesë të ndeshjes.

Sport

16/10/2018 22:00

Brazilit i ka mjaftuar një gol i mbrojtësit Miranda, për të mundur rivalët e Argjentinës me rezultat 1:0.

Goli mbrojtësit të Interit u shënua në minutën e 93’ të ndeshjes.

Miranda shënoi pas një harkimi nga këndi nga Neymar.

Kjo ndeshje miqësore u zhvillua në Arabinë Saudite./Lajmi.net/