Brazili ‘dënon’ Neymarin

Tifozët e Brazilit janë të pakënaqur me sulmuesin kryesor, Neymar.

Sport

07/07/2018 11:38

Tifozët e Brazilit janë vënë kundër sulmuesit Neymar.

Ylli i Brazilit dështoi ta inspirojë ekipin që u mposht nga Belgjika me rezultat 2:1 duke u eliminuar në çerekfinalen e Kampionatit botëror 2018.

“Globoesporte” ka krijuar një sondazh ku nga më tepër se 300 mijë vota, 56 për qind të tyre e vlerësuan me notë të dobët lojën e Neymarit, përcjell “lajmi.net”.

Selektori i Brazilit, Tite ka mbështetur Neymarin pas humbjes nga Belgjika duke thënë se nuk është e drejtë të fajësohet një futbollist i vetëm për dështimin e komplet ekipit. /Lajmi.net/