Bravo pranon fajin

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka pranuar se ishte fajtor në rastin e golit të mesfushorit shqiptar Blerim Xhemaili në humbjen e skuadrës së tij nga Napoli me rezultat 1:0.

Sport

07/08/2014 09:58

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka pranuar se ishte fajtor për humbjen 1:0 nga Napoli në ndeshjen miqësore të mërurën mbrëma.

Reprezentuesi kilian nuk e ndali goditjen e Blerim Xhemailit nga distanca dhe e përcolli topin duke i rrëshqitur nga dora dhe përfunduar në rrjetë, dhjetë minuta para fundit.

Ai ka pranuar se përqendrimi i kishte rënë para goditjes së Xhemailit por theksoi se diqka e tillë është normale për një portier.

“Isha duke kaluar një ndeshje komode por goli ishte faj i imi, pa dyshim mungesë përqendrimi”, deklaroi Bravo, përforcim i ri i Barcelonës.

“Ju duhet të mësoni të jetoni me këto gjëra. Nuk kam stërvitur për një kohë të gjatë por ky nuk është arsyetim. Nuk është hera e parë që ndodh dhe nuk ka portier që nuk ka bërë ndonjë gabim”, u shpreh ai.