Bravo për Albana Osmanin! Iniciativa i përfundon me sukses (Foto)

Ka javë që ka marrë një iniciativë humanitare.

ShowBiz

20/04/2017 20:09

Moderatorja Albana Osmani ka menduar një ide që t’i shesë 3000 bluza me çmim prej 20 eurove, bluza këto me logon e lulediellit dhe moton ‘ti je luledielli’, shkruan lajmi.net

Me parat e grumbulluara, ajo pati thënë se do blihen mjete për mjekimin e fëmijëve me sëmundje të gjakut.

Iniciativës së saj, i janë përgjigjur një numër i madh njerëzish.

Sot, Albana në Instagram ka hedhur një foto ku tregoi se tashmë aparatura është blerë, madje për hir të korrektësisë ka publikuar dhe faturën e blerjes së këtij mjeti.

Gjithashtu, moderatorja ka falënderuar gjithë ata që e mbështeten në këtë iniciativë.

Albana vërtetë meriton një BRAVO të madhe për zemërgjerësinë e saj, dhe njerëz si ajo na duhen çdoherë!/Lajmi.net/

screenshot_2