Bravo nuk është në shitje

Barcelona nuk e ka nxjerr në shitje portierin Claudio Bravo, ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit, Ariedo Braida.

Sport

26/11/2015 19:58

Claudio Bravo nuk do të largohet nga Barcelona.

Portieri kilian spekulohej se mund të ndahet me gjigantin katalan, pas përfundimit të këtij sezoni.

Por, drejtori sportiv Ariedo Braida ka insistuar se Bravo do të mbetet në Camp Nou, përcjell “Lajmi.net”.

“Bravo nuk është në shitje dhe nuk do t’i konsiderojmë ofertat për të. Është një prej kampionëve tanë”, u shpreh Braida.