Bravo lavdëron Suarezin

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka pasur vetëm fjalë të mira për bashkëlojtarin e tij, Luis Suarez për të cilin ka thënë se është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë.

Sport

11/11/2014 22:13

Claudio Bravo ka përgëzuar sulmuesin Luis Suarezin, duke thënë se ai është duke u bërë lojtari kryesor i Barcelonës.

“Suarez është një faktor shumë i rëndësishëm i skuadrës sonë. Ai është duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë”, tha Bravo në konferencë për shtyp në Santiago, ku është duke u stërvitur me bashkëlojtarët për miqësoret e ardhshme kundër Venezuelas dhe Uruguajit.

Bravo gjithashtu ka thënë se Suarez është një lojtar shumë i rëndësishëm edhe për Kombëtaren e tij.

Ai ka thënë se ndihet më shumë i motivuar që do të ndeshet me të, gjatë të martës së ardhshme në Estadio Monumental në Santiago.