Bravo futet në histori të Barcelonës

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo është futur në histori të kësaj skuadre, për më shumë minuta të luajtura pa pranuar gol.

Sport

04/10/2014 19:59

Portieri i Barcelonës, Claudio Bravo ka vendosur një rekord të ri të skuadra e tij, për kohën më të madhe pa pranuar gol në ndeshjet në La Liga.

Pedro Artola është njeriu që ka arritur ta mbajë portën e tij pa pranuar asnjë gol për plotë 560 minuta, mirëpo ky rekord është thyer nga portieri aktual i Barcelonës, Bravo.

Pjesa e parë ndërmjet Barcelonës dhe Rayo Vallecanos ka përfunduar me epërsi të blaugranëve prej 2-0, ndërsa Bravo ka mundësi që ta zgjasë sa më shumë rekordin e tij.

Portieri kilian erdhi te Barcelona gjatë kësaj vere nga skuadra e Real Sociedadit.