Braktiset nga familja, i vogli jeton prej vitesh në kopësht

Një djalosh 9 – vjeçar kinez, i quajtur Xiao Xia, ka kaluar 3 vite të jetë së tij në kopësht, sepse familja e tij nuk erdhi më kurrë për ta marrë mbrapsht.

Bota

03/02/2016 01:12

Fëmija nga provinca Changchun, në veri të Kinës, është braktisur që prej vitit 2013, kur prindërit e tij u divocuan dhe ai kaloi nën përgjegjesinë e gjyshit.

Ky i fundit në vend që ta çonte dhe ta merrte çdo ditë nga kopështi, thjesht vendosi të mos kthehej më, kur pas një muaji iu kërkua të paguante pagesën mujore. Që prej asaj ditë, vogëlushi jeton në kopështin e tij dhe pasioni i vetëm që ka është të studiojë.

xia

Tashmë ai duhet shkonte në shkollën fillore, por askush nuk e merr mundimi që të organizojë transferimin e tij. Kopështi është përpjekur të kontaktojë me gjyshin, por ai refuzon për ta marrë nipin, duke thënë se nuk mund të përballojë shpenzimin për ta mbajtur atë.

xxia

Xiao Xia, i ka thënë gazetës “China’s People’s Daily” se i mungojnë shumë prindërit e tij dhe se e vetmja dëshirë që ka për Vitin e Ri kinez, është ribashkimi me ta.

E trishtë është fakti se pavarësisht se të voglit i mungojnë shumë prindërit, shanset që ai të bashkohet me familjen janë të vogla. Gjyshi tashmë ka ndryshuar vendndodhje dhe babai i tij është rimartuar duke u transferuar diku tjetër./tvklan.al

SUNSPEC_CEN_Abando_2668847a-272x400