Braktisë veturën e tij në mes të garës për të shpëtuar garuesin tjetër (Video)

Kjo video mund ta rikthejë besimin tuaj në humanizëm.

Fun

24/10/2014 20:14

Ayrton Seena është një shofer i jashtëzakonshëm i veturave për gara, por njerëzit shpesh herë nguten për të dhënë mendimet e tyre për arritjet e tij.

Ai kishte bërë një akt shumë human, kur e kishte shpëtuar një shofer tjetër i cili kishte pësuar aksident gjatë garës.

Por, një gjest të njëjtë e ka bërë edhe Rico Abreu, pasi që në mes të garës një garues pësoi aksident me veturën e tij dhe Rico e ndali veturën e tij në mes të garës dhe shkoi për ta shpëtuar garuesin e quajtur Tim Kaeding, transmeton Lajmi.net.

Pasi që Tim pësoi aksident me veturën e tij garuese, vetura e tij filloi të merrte flakë. Rico mendoi se Tim do të mund të digjej nga ai zjarr pasi që mund të jetë bllokuar aty.

Është frymëzuese të shohësh se si Rico nxiton për ta ndihmuar atë pa hezitim, dhe ne e përshëndesim për këtë akt.

Fatmirësisht më e keqja për Timin nuk ndodhi dhe gjesti i Ricos mbeti një akt human që ndoshta nuk do ta bënte secili.

Videon mund ta shihni më poshtë: