Braida: Barcelona – Bayern, ja kush shkon në finale

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida ka thënë se është optimist para dueleve me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

01/05/2015 11:12

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida beson se skuadra e tij do të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve pas dy dueleve me Bayern Munichun.

Ai i beson fuqisë së ekipit të Luis Enriques për të rrëzuar një kundërshtar të vështirë si kampioni i Bundesligës.

“Do të hyjmë në ndeshje me shanse të barabarta për kualifikim”, deklaroi Braida për “Tuttosport”.

“Jemi një ekip i madh, por janë edhe ata, nuk është vetëm Messi në lojë. Mirëpo, do të kemi një popull të tërë në mbështetje drejt finales”, u shpreh ai.