Brad Pitt lodhet nga Angelina Jolie, çifti në prag divorci (Foto)

Ata të dy ishin çifti shembull i Holliwood-it.

ShowBiz

26/05/2016 14:48

Por, fjalët që po qarkullonin deri tani për një ndarje mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie, duket se po rezultojnë të jenë të vërteta. Këto dyshime i bën më të besueshme edhe një burim pranë çiftit, sipas të cilit marrëdhënia mes tyre nuk po shkon aq mirë. Ata kanë patur zënka të vazhdueshme dhe shkaku kryesor është tradhëtia e Brad Pitt.

Brad është i lodhur nga kjo martesë përderisa edhe Angelina mezi ushqehet dhe pi  verë pothuajse çdo natë. Ai është thjesht i lodhur duke harxhuar kaq shumë energji duke e shtyrë atë të përmirësojë gjendjen e saj shëndetësore dhe të kujdeset për veten””, ka thënë ky burim.  Por edhe pse është kujdesur gjithnjë  për gjëndjen e Angelinës, Brad përsëri nuk mbetet i pafajshëm sepse shpesh është akuzuar disa herë se ka tradhëtuar Angelinën, pavarësisht se ai vetë gjithnjë e ka mohuar këtë. Dashuria që Mr. & Mrs. Smith tregonin gjithnjë ndaj njëri-tjetrit, duket se nuk është aq e mjaftueshme sa ta shpëtojë këtë martesë.