Brad dhe Angelina arrijnë marrëveshje për fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë arritur një marrëveshje rreth kujdestarisë së fëmijëve të tyre.

ShowBiz

30/09/2016 21:29

Bëhet e ditur se Angelina do ta ketë kujdestarinë e plotë fizikë ndaj gjashtë fëmijëve të tyre, ndërsa Brad do të ketë vizita të lejuara, por trapisti duhet të jetë prezent, i cili do ta ketë fjalën e fundit rreth asaj nëse atij do t’i lejohen vizitat e pa-monitoruara në të ardhmen.

Çifti do të ketë edhe këshillime familjare me fëmijët e tyre, së bashku me ato individuale. Brad është po ashtu subjekt i testimit ndaj drogës dhe alkoolit.

Bëhet e ditur se kjo marrëveshje e përkohshme do të zgjasë tre javë, dhe më pas do të caktohen rregullat e reja./Klan Kosova.