Brabus ridizajnon Mercedes-Benz C-Class

Mercedes për një kohë të gjatë nuk ka lansuar konceptin C-Class, por firma e njohur gjermane për modifikime të veturave “Brabus” ka gjetur kohë për ta ridizajnuar këtë lloj.

Auto & Tek

28/08/2014 21:09

Si gjithmonë, blerësit e veturave kanë mundësi të zgjedhin llojet e rrotave nga 18 deri në 20-inç, por deri më tani Brabus ofron goma Continental, Pirelli ose Yokohama.

Konceptin e ri e kanë quajtur “sporty-elegant”, pasi ka ndryshime vizuale në të gjitha anët e veturës. Pjesët anësore gjithashtu janë të ri-dizajnuara pasi në pako janë të përfshira sistemi aerodinamik që ka opsionin e dritave LED, transmeton Lajmi.net.

Motori është pjesa ku Brabus tregon vlerën e tij. Deri më tani janë publikuar vetëm pakot e modeleve evropiane, që do të thotë se ka përmirësime në motorin me katër cilindra turbo C200 dhe diesel C220 Bluetec.

Fuqia në C200 është shtuar për 41 kuaj-fuqi që do të thotë se vetura tani ka 225 kuaj-fuqi. Përmes kësaj fuqie, C-Class mund të arrijë 96kmh për vetëm 7.5 sekonda.

C220 diesel me 170 kuaj-fuqi është përmirësuar për 4 kuaj-fuqi, dhe tani arrinë shpejtësinë 94kmh për vetëm 7.1 sekonda.