Braathu: Shqetësuese, 82% e grave në Kosovë janë të papuna

Gratë ndërmarrëse nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë prezantuar bizneset e tyre në Panairin e hapur në Prishtinë.

Lajme

13/07/2017 12:17

Qëllimi i këtij panairi është inkurajimi i grave ndërmarrëse për vazhdimin e prodhimeve të ndryshme.

Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu tha se fuqizimi i grave ndërmarrëse është fuqizim i ekonomisë së vendit, raporton Ekonomia Online.

“Nëse duam të fuqizojmë ekonominë atëherë nuk ka kurrfarë kuptimi që të pengohen gratë në pjesëmarrjen e zhvillimit të saj. Shkalla e papunësisë në Kosovë është një çështje problematike, mirëpo është në rënie. Megjithatë shkalla e papunësisë së grave është ndër më e larta në rajon, 82% e grave në Kosovë janë të papuna gjë që është një çështje tejet shqetësuese.

Ambasadori i Austrisë, Gernot Pfandler tha se është nder i madh të jetë pjesëmarrës në hapjen e këtij panairi.

“Dua të mbështes pjesëmarrëset e këtij panairi ju që keni pas kurajën të merrni punën në duart tuaja dhe të prezantoheni në këtë panair me prodhimet tuaja. Edhe vetë Austria si mbështetëse e Kosovës ka shumë aktivitete për mbështetjen e grave në Kosovë që përçon edhe mendimin tonë se gratë ndërmarrëse duhet të jenë gjysma e zhvillimit të ekonomisë së Kosovës. Dua të konfirmoj se nuk ekziston një profesion në botë të cilin një grua të mund ta bëjë mirë saedhe një burrë apo edhe më mirë se një burrë”

Panairi do të qëndroi i hapur për dy ditë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

FJAL