Braathu: Pakica parlamentare askund në Evropë nuk mund të thirrin zgjedhje

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Braathu ka bërë thirrje për kthimin e normalitetit në Kuvend.

Lajme

11/02/2016 12:56

Pas një takimi që pati me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, Braathu deklaruar se Kosova duhet të ketë president sipas proceduarave, raporton lajmi.net.

Lidhur me kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, Braathu ka thënë se pakica politike në Kuvend, askund në Evropë nuk mund të thirr vendin në zgjedhje.

“Folëm për situatën në parlament, folëm për procesin e ardhshëm të zgjedhjes së presidentit dhe hapat që duhet ndjekur. Kryeparlamentari më siguroi që procesi duhet të ndjekur do të jetë transparent. Ne jemi të kujdesshëm në dhënien e këshillave në raport me vendet tjera, por kjo nuk nënkupton që ne nuk e kemi pamjen tonë/mendimin tonë (our view), por jemi të kujdesshëm”.

“Kosovës i nevojitet të ketë president, por kjo duhet të bëhet duke u koordinuar me institucionet dhe institucionet të bazohen në ligj. Shpresojmë që të gjitha partitë pozitë e opozitë e respektojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës, respektojnë ligjet e Republikës së Kosovës dhe të angazhohen konstruktivisht me njëri tjetrin në formë dialogu a bashkëbisedimi. Kjo është mënyra se si funksionojmë ne dhe kjo është mënyra si mendojmë se do të funksionoj këtu.  Është nevojë të flasin me njëri tjetrin në mënyrë që të gjejnë zgjidhje. Jemi kundër dhunës, përdorimit të saj. Besojmë që situata momentale duhet të kalojë, por duke ndjekur ligjet e Kosovës”.

“Ndiqni kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Nëse zgjedhjet janë proces kushtetues (constitutional process) është një gjë, por në cilin vend në Evrope keni opozitë pakicë që kërkon/përcakton zgjidhje. Kjo nuk është e zakonshme”, ka thënë Braathu./lajmi.net