BQK dhe Banka Botërore rrisin bashkëpunimin me qëllim të mbështetjes së rritjes ekonomike

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim menaxherin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin financiar dhe angazhimin e BQK-së për të mbështetur zhvillimin dhe rritjen ekonomike të vendit.

Lajme

25/09/2018 11:16

Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Mantovanellin rreth rritjes së aktivitetit të sistemit financiar në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, si dhe e ka falënderuar për mbështetjen e pa kursyer që Banka Botërore ia ka dhënë BQK-së në shumë projekte të rëndësishme.

Nga ana tjetër, menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Marco Mantovanelli ka falendëruar Guvernatorin Mehmeti për bashkëpunimin e deritanishëm, duke shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës të vazhdojë të rritet.