BQE zvogëlon normën e interesit

Banka Qendrore Evropiane ka ulur normën bazë të interesit në përpjekje për të stimuluar rritjen ekonomike dhe për të evituar deflacionin në eurozonë.

Lajme

05/06/2014 18:02

Autoriteti monetar për 18 vende që e përdorin euron ka zvogëluar nivelin e normën e depozitës për herë të parë më 5 qershor, me shpresën se do t’i nxisë bankat që të japin para hua në vend që të grumbullojnë.

BQE ka ulur kufirin e interesit prej 0.25 në 0.15 për qind.

Banka me bazë në Frankfurt është e shqetësuar se rritja dhe dhënia hua e parave prej bankave është e dobët, dhe potencialisht mund ta rrezikojë përmirësimin në eurozonën e brishtë.

Ekonomia në eurozonë është duke u rritur ngadalë, inflacioni ka rënë për 0.5 për qind muajin e kaluar, ndërsa papunësia ka arritur në 12 për qind.

Euro ka rënë në nivelin më të vogël prej katër muajsh, ndërsa bursa evropiane është rritur pas njoftimit për uljen e normës së interesit nga ana e BQE-së.