Bottas triumfon në Rusi

Valtteri Bottas fitoi Çmimin e Madh të Rusisë në Formulën 1, duke lënë prapa dy makinat Ferrari të Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen.

Sport

30/04/2017 16:16

Nisja shumë e mirë e pilotit finlandez të Mercedesit bëri që të merrte kryesimin e garës dhe ta mbyllte atë në vendin e parë, edhe pse Vettel i bëri presion deri në kthesën e fundit të xhiros së fundit të garës.

Vetëm në vend të katërt Lewis Hamilton, i cili nuk ishte aspak në formë gjatë kësaj gare dhe për asnjë moment nuk luftoi për fitoren.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy