Botohet numri i dytë i revistës “Akademia”

Në numrin e dytë të revistës janë botuar ese, studime, kritika, tregime, poezi, skenar dhe shkrime për gjuhën dhe për mediat të autorëve botërorë dhe shqiptarë

Lajme

19/04/2018 14:07

Numri i dytë i revistës më të re dhe më të madhe kulturore në Kosovë, “Akademia”, ka dalë nga shtypi. Sipas kryeredaktorit të kësaj reviste, Berat Armagedonit, i cili është edhe drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”, kjo revistë do të botohet çdo katër muaj dhe në secilin numër do të sjellë rubrika të reja dhe shkrime me interes për kulturën, gjuhën dhe mediat.

Në numrin e dytë të revistës janë botuar ese, studime, kritika, tregime, poezi, skenar dhe shkrime për gjuhën dhe për mediat të autorëve botërorë dhe shqiptarë. Por, duke pasur parasysh numrin e faqeve të revistës dhe të rubrikave, këtë herë hapësirë më e madhe u është lënë prozës dhe poezisë. Numri i dytë i revistës “Akademia” ka 600 faqe të formatit B5 (madhësi 17 x 24 cm), kurse i pari, që ishte botuar në dhjetor të vitit të kaluar, kishte 560. Të dy këta numra gjenden në redaksinë e gazetës “Epoka e re” në Prishtinë.

Përmbajtja e revistës

ESE

CHENXING JIANG, “Fuqia politike e përkthimit”

HUBERT GRENIER, “Doktrinat e mëdha morale”

GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ, “Gabriel Garcia Marquezi takon Ernest Hemingwayn”

MUHAMET MAVRAJ, “Stereotipi ballkanik”

VALBONA NATHANAILI, “E drejta për të pasur të drejtë”

ALI PAJAZITI, “Quartet sociologica”

HALIL MATOSHI, “Katedralë letre: arti ruen kujtesën”

KRITIKË/STUDIME

SHEFKIJE ISLAMAJ, “Tipat e ligjërimit në ‘Ditarin’ e Rexhep Qosjes”

REXHEP QOSJA, “Jakov Xoxa, krijues i madh i letërsisë shqipe”

LINDITA ALIU TAHIRI, “Teknika letrare si metaforë e kërkimit të identitetit”

ROVENA VATA, “Kulti i gjuhës shqipe në veprën e Sami Frashërit ‘Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do bëhet’”

DIJE DEMIRI-FRANGU, “E vërteta që proteston nëpër qiell”

PROZË

KAZUO ISHIGURO, “Natën në fshat”

CHARLES BUKOWSKI, “Dy pijanecë”, “Vdekja e babait I”, “Boll m’i këqyre cicat, zotëri”

AHMED SAADAWI, “Frankensteini në Bagdad”

SINCLAIR LEWIS, “Maçoku i yjeve”

DINO BUZZATI, “Gogoli”

EPHRAIM KISHON, “Si diskutohet një libër pa e lexuar”

LUIGI PIRANDELLO, “Një prekje e lehtë”, “Adoleshencë”

MEHMET KRAJA, “Prishtina”

VIRION GRAÇI, “Burrat”

BEDRI ZYBERAJ, “Varret pa të vdekur, të vdekurit pa varre”

IBRAHIM KADRIU, “Prizreni nën mjegull”

IRENA GJONI, “…Që drita të jetojë tek ajo që ndien…”

ERIS RUSI, “Mos u tregoni përralla vajzave të vogla”

BUTRINT BERISHA, “Mbreti pinte shumë cigare”

BUJAR MEHOLLI, “Brengat e rinisë”

ALBIN MEHMETI, “Tramadol hydrochloride”

ARTE DRAMATIKE

HAQIF MULLIQI, “Sfinga e gjallë”

GANI MEHMETAJ, “Yjet e filmit shqiptar dhe të huaj”

BERAT ARMAGEDONI, “Për ata që s’janë”

POEZI

RAYMOND CARVER, “Jeta tjetër”, “Paraja”, “Në vitin 2020”, “E mundur”, “Vdekja ime”, “Zjarrgëlltitësit e rinj të Meksiko Sitit”, “Leximi”, “Mjekësia”, “Mbrëmja”, “Shtëpia prapa kësaj shtëpie”

IZET SARAJLIQ, “Teoria e distancës”, “Duke menduar për Skënder Kulenoviqin”, “Në njëqindvjetorin e Josip Brozit”, “Boro Spasojeviqit”, “Mizerje”, “Shiba”, “Buzëmbrëmje”, “Mëshirë njerëzore”, “Luftërat në jetët tona”, “Tani jam i vdekur”, “Para kësaj lufte”

BOB DYLAN, “Trokitje në portën e parajsës”, “Fërfëllimë në erë”

FEDERICO GARCÍA LORCA, “Këngë kalorësi”

BERTOLT BRECHT, “Për njerëzit e mëdhenj”

JOHANNES R. BECHER, “Exil”

JOUMANA HADDAD, “Kthimi i Lilitës”, “Gjeologjia ime”, “Falënderim”, “Qetësi”

ABDULLAH AL OTAIBI, “Porta e erës”, “Shenjë e fortë”, “Sytë e tu”

SUAD AL SABAH, “Një kartë nga dashuria ime, Kuvajti”, “Unë jam bija e Kuvajtit”, “Trëndafili i detit”

VERJON FASHO, “Muri”, “Unë”, “Orkide…”, “Dritë…”, “Ikni miq shpellarë”

LULZIM TAFA, “Ditë të kiametit nuk ka”, “Laboratori”, “Dovë për dashurinë”, “Hana”, “Dhimtë e madhe”

RAKELA YZEIRI (ZOGA), “Le të mbetemi miq”, “Foleza ime”, “Lirshmëri”, “Iki nga kjo jetë”, “Eja sonte”

RAGIP SYLAJ, “Këngë sizifi”, “Ndërdyshje të fshehta”, “Jashtabrenda vetes”, “Një hap para vetes”, “Përmbi vetveten”, “Përbri dashurisë”, “Përbri muzës”, “Përbri zbrazëtisë”, “Në anën tjetër të vetes”, “Ilaç i trilluar kundër mërzisë”

HAJDIN MORINA, “Fluturim pa fund”, “Ikim”, “Në kërkim të jetës”, “Me fanarin e Drinit”, “Kohë e gjithmonshme”

ISUF SHERIFI, “Harlem Shake”

EMIN EMINI, “Shqipëri”, “Atdheu”, “Atdheu tjetër”, “Ëndërr e përditshme”

ELIDA RUSTA, “Buzë prej flake”, “Në gjoksin e erës”, “Krejt e pafé”, “Ngjyrë e çeltë”, “Dashnia ásht shkámb si unë”, “Dëshirë”, “S’ásht má humnerë”, “Eja t’mësoj me u gëzu”, “Fryma s’mendohet”, “Të dielave nuk vdiset”, “Ajkunë e re”

FARUK TASHOLLI, “Baballarët e kombit”, “Teatër para teatrit”, “Kënga e qenve endacakë, “Rjepeni nanën”

MURTEZA OSDAUTAJ, “Pa ty Evë”, “Për ty”, “Ç’të të jap”

BUJAR SALIHU, “Vjersha e fundit e Ali Podrimjes”, “Lule mbi oqean”, “Dielli i vonuar”, “Fluturimi i saj”, “Himn për kënetën”

DONART REXHBOGAJ, “Kafe me shkumë”, “Fale unin tem”

LEONORA BUÇINCA, “Ka vite që më shfaqet e njëjta àndërr sa herë që mbylli sytë”

EDONA HALITI, “Larg vjeshtave tua”

NAIM FETAJ, “Ka diçka mes nesh dhe diellit…”, “Këngë zie për babën”, “Arbëreshët”, “E ruajta tridhjetë vjet”, “Sa zi, o Bardh…”, “Rekuiem për lirinë…”

GJUHË

QEMAL MURATI, “Shqipja standarde dhe odat krahinore dialektologjike”

NIKOLLË BERISHAJ, “Kontributi i prof. dr. Rajko Nachtigalit në fushën e albanologjisë”

NERTILA ZANI, “Doksa dhe nënkuptimi si elementë pragmatikë në analizën argumentuese”

SADETE TËRNAVA, “Aspekte të përvetësimit të shkathtësive gjuhësore të gjuhës angleze, me theks në shkathtësinë e të dëgjuarit”

MEDIA

AGIM ZOGAJ, “Historik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në javoren ‘Zëri’, dhjetor 1997 – mars 1999”

MILAZIM KRASNIQI, “Tmerri i Prishtinës, tmerri i Bllacës dhe tmerri i dështimit tonë politik”

SHPRESË MULLIQI, “Unifikimi i redaksive në funksion të përmbajtjeve mediale të konvergjuara”

AFET BELA, “Lëvizja Studentore e vitit 1997 në fokusin e mediave”

IZET ABDYLI, “Katër rrëfime nga dhuna seksuale”