Botërori i dobët

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka përulur Kampionatin botëror për klube derisa rivali Bayern Munich përgatitet të zhvillojë finalen. Gjiganti bavarez ka kaluar në finalen e garës dhe do të takohet me Raja Casablancan të shtunën. Mirëpo, i pyetur nëse do të jetë i lumtur të sheh skuadrën e Pep Guardiolës duke rrëmbyer trofeun,…

Sport

20/12/2013 14:50

Trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka përulur Kampionatin botëror për klube derisa rivali Bayern Munich përgatitet të zhvillojë finalen.

Gjiganti bavarez ka kaluar në finalen e garës dhe do të takohet me Raja Casablancan të shtunën.

Mirëpo, i pyetur nëse do të jetë i lumtur të sheh skuadrën e Pep Guardiolës duke rrëmbyer trofeun, Klopp insistoi se nuk do të jetë përkrahës i rivalit.

“Në rregull, nëse jemi të sinqertë, nëse Bayern fiton, do të më pëlqente shumë”, tha ai në shaka.

“Por, nuk është se do të ulem para televizionit të shtunën mbrëma dhe të veshi uniforma të Bayernit. E kam shikuar ndeshjen kundër ekipit kinez (Guangzhou Evergrande). Në rregull, por ata fituan një titull (Ligën e Kampionëve të Azisë). Por, tani ndeshen me Casablancan. Ndoshta një ditë gara do të ketë vlerë më të lartë”, u shpreh ai.