Bota vajton Mandelën

Liderë botërorë kanë dhënë mesazhet e tyre ngushëlluese për vdekjen e liderit të madh, Nelson Mandelës. Ai i quajt hero i kohëve tona.

Bota

06/12/2013 09:49

Bota po mban zi për vdekjen e Nelson Mandelës. Luftuari i lirisë, ish i burgosuri dhe simboli i Afrikës së Jugut, ka luftuar kundër racizmit në mbarë botën.

Ai vdiq të enjten në mbrëmje në moshën 95 vjeçare.

Kur ai u lirua nga burgu në vitin 1990 dha një mesazh vërtetë mbresëlënës. Ai bëri thirrje për pajtim, paqe dhe falje- duke inspiruar gjithë botën.

“Përderisa dilja nga kjo derë që më çonte drejt lirisë, e dija që nëse nuk e  lë zemërimin dhe urrejtjen time prapa meje, do të isha akoma një i burgosur”, kishte pas deklaruar Mandela ditën kur u lirua nga burgu në vitin 1990.

Nelson Mandela, ditën kur u lirua nga burgu, në vitin 1990

Sot, krerët e botës dërgojnë mesazhet e tyre ngushëlluese për humbjen e këtij njeriu të madh.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacom Zuma u shpreh:

“Ajo se çka e bënte Mandelën të madh ishte pikërisht ajo që e bënte atë njerëzor. Ne pamë tek ai atë që kërkonim të shihnim tek vetja”.

“Kombi ynë ka humbur djalin e saj më të mirë”.

Ndërkaq Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama tha se Mandela është njeri që i takon kohërave.

Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama viziton qelinë ku ka vuajtur burgun Nelson Mandela

“Ne humbëm njeriun me më ndikim, njeriun më të guximshëm dhe thellësisht njeriun më të mirë ndër qeniet njerëzore që ndonjëri prej nesh do të ndajë kohë me të në këtë tokë”. Ai nuk na takon më ne- ai i takon kohërave”.

“Ai arriti më shumë se sa mund të pritet nga një njeri. Sot, ai është kthyer në shtëpinë e tij”.

Ndërkaq, në një deklaratë të lëshuar nga Pallati Mbretëror, Mbretëresha e Anglisë Elizabetë çmoi lartë kontributin e Mandelës.

Ai punoi pa rreshtur për të mirën e vendit të tij dhe trashëgimia e tij është paqja në Afrikën e Jugut që tashmë ne e shohim aty”.

Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton tha se bota humbi liderin më të mirë.

“Sot bota ka humbur njëri prej liderëve më të mirë dhe njëkohësisht një prej njerëzve më të mirë. Historia do ta mbaj mend Nelson Mandelën si kampionin e dinjitetit njerëzor dhe të liris, për paqen dhe për pajtimin”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se Mandela është hero i kohëve tona.

“Një dritë sot u shua. Nelson Mandela ishte heroi i kohëve tona. Mandela ishte një figurë gjigande e kohëve tona, një legjendë sa ishte gjallë por edhe tashmë që është i vdekur- një hero i vërtetë global”.

Ndërkaq, Frederik de  Klerk, ish President i Afrikës së Jugut që liroi nga burgu Mandelën  dhe njëkohësisht në vitin 1993 të dy morën Çmimin Nobel për Paqe, tha se edhe njëherë pavarësisht dallimeve të gjithë janë bërë bashkë për të shprehur dhimbjen për humbjen e Mandelës.

Dikur Armiq: Frederik de Klerk dhe Nelson Mandela

“Ne praktikisht jemi në paqe më njeri-tjetrin, dhe edhe njëherë, pavarësisht dallimeve tona ne i kemi shtrënguar duart njëri-tjetrit, këtë herë për vdekjen e Mandelës,  për të shprehur dhimbjen dhe zinë tonë të përbashkët”.

Ndërkaq Sekretari i Kombeve të Bashkuara,Ban Ki-Moon e quajti Mandelën “një gjigant të drejtësisë dhe një inspirim njerëzor”.

Trupi i pa jetë i Mandelës pritet që të qëndrojë në stadiumin e Johannesburgut të hënën. Trupi i tij do të qëndrojë në kryeqytet, në Pretoria për tre ditë, përpara se të dërgohet për varrimin e tij në fshatin Qunu, në vendlindjen e tij.