Bota reagon për vendimin e Trump-it

Udhëheqës botërorë dhe figura të shquara kanë kundërshtuar vendimin e presidentit Donald Trump, që morri vendimin për t’iu ndaluar hyrjen në SHBA 7 shteteve me shumicë myslimane, Sirisë, Irakut, Iranit, Jemenit, Libisë, Somalisë dhe Sudanit.

Bota

30/01/2017 15:06

Për këtë vendim, kanë reaguar edhe udhëheqës botëror nga vende evropiane, e në mesin e tyre vetëm Australia e përkrah këtë vendim, ndërkaq të tjerët e konsiderojnë një vendim përçarës, fyes dhe diskriminues, transmeton lajmi.net.

Jemen: “Ky ndalim është i pajustifikuar, megjithatë edhe mbjell përçarje mes njerëzve” tha ministri i Punëve të Jashtme Abdel-Malak Al-Mekhlafi.

Ministria e Jashtme tha se përpjekjet për të klasifikuar qytetarët e Jemenit është një burim i mundshëm për terrorizëm.

Sudan: “Qytetarët sudanez që jetojnë në SHBA janë të njohur për reputacionin e tyre të mirë, respektimin e ligjeve amerikane, dhe mungesës së veprimeve radikale dhe kriminale”, tha ministria e Punëve të Jashtme, duke shtuar se njerëzit sudanez janë trashëgimtar të lashtë të lumit Nil, e cila është shënuar me tolerancë dhe bashkëjetesë paqësore.

Ministria e Sudanit bëri thirrje që Uashingtoni të heq Sudanin nga kjo listë amerikane.

Irani: Ky urdhër i Trump është “fyes”, dhe gjithashtu një “dhuratë për ekstremistët”, tha Ministria e Punëve të Jashtme. Irani do të marrë “masa reciproke për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të saj deri në momentin e heqjes së kufizimeve fyese nga ana e SHBA-së kundër shtetasve iranianë”.

Britania: Sekretari i Jashtëm Boris Johnson e përshkroi vendimin e Trump si “përçarëse dhe të gabuar”, ndërkaq kryetari i Londrës Sadiq Khan tha se është vendim i “turpshëm dhe mizor”.

Theresa May u bë udhëheqësja e parë që u takua zyrtarisht me presidentin Trump. Edhe pse ajo thotë se çështja e emigracionit është çështje për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ajo megjithatë thotë se nuk pajtohet me këtë vendim të Trump.

Gjermania: Kancelaria gjermane Angela Merkel shpreh keqardhje të thellë për vendimin e Donald Trump. Ajo ka thënë se është e bindur se lufta kundër terrorizmit është e nevojshme, por nuk e justifikon vendimin e Trump për të vendosur që njerëzit e nacionaliteteve apo besimeve të caktuara të bëhen viktima.

Kanada: Kryeministri kanadez Justin Trudeau, pa iu referuar në mënyrë eksplicite Donald Trump për urdhrin e tij ekzekutiv, shkroi një twitter duke thënë se këto vende janë të mirëseardhura në Kanada.

Australia: Kryeministri Malcolm Turnbull, tha se është e rëndësishme që çdo komb të vë kufijtë e tij. E vendimin e Trump ai po e pranon.

Kryeministri australian, u bë udhëheqësi i parë që mbështeti haptazi vendimin e Trump, kështu duke e bërë të dijshme që edhe ai do të marrë vendime të njëjta.

Australia ka në plan që shumë shpejtë të transferojë qindra refugjat të cilët mbahen në qendrat e paraburgimit. /Lajmi.net/