Bota mund ta ketë trilionerin e parë brenda 25 viteve

Trilioneri i parë mund të bëhet brenda 25 viteve thonë parashikuesit, me Bill Gates i cili shihet kryesues në këtë aspekt.

Fun

06/05/2014 19:36

Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe individi më i pasur në Tokë, nga shumë njerëz pritet që të jetë i pari që do ta arrijë statusin \’Trilioner\’.

Nëse pasuritë më të mëdha të botës vazhdojnë të rriten me normën e tyre aktuale, me një shtytje nga krijimi i shpejtë i pasurive në tregjet në zhvillim si India dhe Kina atëherë Gates ose një nga elitat super të pasura të planetit mund të kenë një trilion (një milion milion) dollarë në emër të tyre rreth vitit 2039, sipas disa parashikimeve.

Të tjera si banka e investimeve Credit Suisse besohet se do të kenë 11 trilion ëbrenda vetëm dy brezave.

\”Në dy brezat e ardhshme, ekstapolimi i normave aktuale të rritjes së pasurisë japin pothuajse një miliardë milionerë, të barabartë me 20 për qind të popullsisë së përgjithshme të të rriturve,\” shkruante banka në Raportin e Pasurisë Globale në përvjetorin e saj të vitit të kaluar.