Bota këtë javë përmes fotove

Luftëra, konflikte e protesta gjithandej. Kjo është gjendja që po karakterizon thuajse të gjitha kontinentet. Megjithatë vatra më e nxehtë vazhdon të jetë Lindja e Mesme. 

Bota

02/11/2014 18:33

1.Disa fëmijë kurdë luajnë në një fushë pranë kufirit në mes të Turqisë dhe Sirisë, saktësisht në Yumurtalik në Turqi. 25 tetor.

2.Policia izraelite qëndron para turmës së protestuesve palestinezë në Jeruzalemin Lindor. 24 tetor.

3.Një protestues mban në duar një mjet piroteknikë gjatë një proteste anti-grusht shtetit në periferi të Al-Badrashin të Gizës, Egjipt. 23 tetor.

4.Një protestues në distriktin Mongkok të Hong Kong-ut. 25 tetor.

5.Murgjit budistë duke përgatitur të lëshojnë fenerët prej letre në tempullin e Lanna Dhutanka në Chiang Mai, Tajlandë. 25 tetor.

6.Punëtorë por dhe të afërm varrosin një person, në një varrezë të Manila. 26 tetor.

7.Votuesit po presin para qendrave të votimit, për të votuar për zgjedhjet e përgjithshme në Botswana. 24 tetor.

8.Marinsat  amerikanë duke pushuar përderisa njësiti i tyre po përgatitet që të tërhiqet nga Kampi Bastio-Leatherneck, në provincën e Helmandit në Afganistan. Prej 1 janarit, më pak se 10 mijë trupa amerikane do të mbesin në Afganistan.

9.Një polic britanik, ecën përmes një tuneli në Londër. 25 tetor.

10.Përfaqësuesit e Partisë së Internetit të Ukrainës janë veshur si personazhet nga Star Wars. Në mesin e tyre është edhe kandidati për deputet Stepah Mikhailovich (i dyti nga e djathta). Ata ecin nëpër rrugët qendrore të Kievit.

11.Një takim gjatë fushatës së Partisë islamike Ennahda në Tunisi, përpara zgjedhje parlamentare. 24 tetor.

12.Një i ri nga Hungaria gjuan një kompjuter brenda ndërtesës kryesore të partisë Fidesz në Budapest. Protesta qe organizuar më 26 tetor , kundër taksa që qeveria kishte planifikuar për internet. Gjithsesi, ky propozim i qeverisë u tërhoq më 31 tetor, pas protestave masive të të rinjve.

13.Besimtarët janë mbledhur në tempullin në Watfort në Angli. 26 tetor.

14.Protestuesit pro-demokracisë qëndrojnë nëpër tenda e tyre në Hong Kong. 24 tetor.

15.Një ushtrim i doktorëve në Strasbourg të Francës, se si të mbrohen nga Ebola. 24 tetor.

16.Garuesit para kampionatit të notit naturist në Mulhose, Francë. 25 tetor.

17.Një njeri mbledh shishe pranë një termocentrali në Bitola, Maqedoni. Ky termocentral është prodhuesi më i madh i energjisë dhe njëkohësisht ndotësi më i madh në vend. 28 tetor.