Bota e fshehtë nën llogore (Foto)

Lufta e Parë Botërore ka ndodhur 100 vjet më parë, por duket se ne akoma nuk i dimë të gjitha sekretet e luftës pas llogoreve.

Bota

05/12/2014 23:22

Një koleksion i ri me foto, të realizuara në llogoret nën tokë në Francë, Belgjikë, Moldavi, Rumani dhe Ukrainë, tregon tmerret e asaj kohe.

Ushtarët nga të dy krahët skalisnin fytyra e imazhe në gurët e butë, ndërkohë që fshiheshin nga bombat.

Fotot janë realizuar nga amerikani Jeffrey Gusky, mjek dhe i apasionuar pas fotove.

Koleksioni i tij prej 2 mijë fotosh do të publikohet në një libër, transmeton gazeta Mapo.