Bosnjë e Hercegovinë, përgatitet byreku më i madh në botë – Lajmi.net
Bosnjë e Hercegovinë, përgatitet byreku më i madh në botë
Autori: Lajmi.net KurioziteteLifestyleReceta 16:30, 14 October 2017
Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”

Në qytetin e Tuzllës që ndodhet në pjesën qendrore të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) është përgatitur byreku 650 kilogramësh për të fituar titullin “Byreku më të madh në botë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Byreku 650 kilogramësh i cili u vendos në një tepsi në gjerësi prej 6 metrash, u lëshua me vinç në Qendrën e Lirisë, ku u organizua aktiviteti.

Një pjesë e byrekut, përgatitja e të cilit zgjati 6 orë, pas matjeve të bëra nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness iu nda qytetarëve të grumbulluar në shesh.

Me këtë rast, organizatori i aktivitetit Omer Isoviç në një fjalim të mbajtur tha se qëllimi i kësaj përpjekjeje për të thyer rekordin është tërheqja e vëmendjes në kuzhinën tradicionale të BeH-së.

“Një pjesë të byrekut do t’u dërgojmë zjarrfikësve, policëve dhe shërbyesve spitalorë të cilët punojnë 24 orë për ne”, tha ai.

Isoviç tha se shpresojnë që brenda tre muajve të marrin përgjigje nga zyrtarët e Librit të Rekordeve Guinness lidhur me rezultatin e kësaj përpjekjeje për thyerjen e rekordit. /aa.com.tr/

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Rock Wheels
  • Play Supercar Showdown
  • Play Bow Master