Gjatë lojërave për Kupën e Botës, që do të zhvillohen nga 14 qershori deri më 15 korrik në disa qytete të Rusisë, 36 referë dhe 63 ndihmës të tyre do të veshin këpucë speciale të bëra në Bosnje.
“Për Kupën e ardhshme Botërore, që do të mbahet në Rusi, kemi bërë 351 palë këpucë futbolli”, tha Sanja Pazhureviq, shefe e prodhimit në fabrikën Sanino.
Mirosllav Maziq nga Serbia dhe Damir Skomina nga Sllovenia janë të vetmit referë nga ish-Jugosllavia që do të marrin pjesë në lojërat e kampionatit, ndërsa Dallibor Gjurgjeviq dhe Millovan Ristiq, të dy nga Serbia, do të jenë ndihmës të referëve.