Bosnja në Brazil 2014

Bosnja e Hercegovina siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores minimale 1-0 ndaj Lituanisë në duelin e xhiros së fundit në kuadër të Grupit G. Golin e triumfit për boshnjakët e realizoi sulmuesi Vedad Ibisevic në minutën e 68-të, që i mundësoi kësaj skuadre të sigurojë kualifikimin historik për në Brazil 2014. Bosnja…

Sport

15/10/2013 20:15

Bosnja e Hercegovina siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores minimale 1-0 ndaj Lituanisë në duelin e xhiros së fundit në kuadër të Grupit G.

Golin e triumfit për boshnjakët e realizoi sulmuesi Vedad Ibisevic në minutën e 68-të, që i mundësoi kësaj skuadre të sigurojë kualifikimin historik për në Brazil 2014.

Bosnja pas dhjetë ndeshjesh ka grumbulluar 25 pikë, aç sa ka aedhe Greqia që mundi Lihtenshtajnin 2-0, por përfundoi e para falë golaverazhit më të mirë.