Bosnja ndalon seksin në Botëror

Selektori i Bosnjës e Hercegovinës, Safet Susic ka njoftuar se futbollistët e tij nuk do të kenë të drejtë të kryejnë marrëdhënie seksuale gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

Sport

19/04/2014 13:04

Nuk do të ketë marrëdhënie seksuale për Miralen Pjanic, Edin Dzekon e bashkëlojtarët e tyre te skuadra e Bosnjës e Hercegovinës gjatë Kampionatit botëror 2014 në Brazil.

Kështu ka vendosur selektori Safet Susic.

“Nuk do të kemi seks në Brazil, dhe për gjatë gjithë garës për aq sa do të jemi pjesëmarrës”, deklaroi Susic gjatë një interviste me të përditshmen boshnjake Dnevni Avaz.

“Futbollistët duhet të qëndrojnë pa gratë dhe të dashurat e tyre”, shtoi Susic, skuadra e së cilit do të garojë në Grupin E me Argjentinën, Iranin dhe Nigerinë.

Mirëpo, Susic ka një zgjidhje: “Ekziston masturbimi”.