Bosi më i madh i drogës në Meksikë ikë nga burgu me motoçikletë

Fotografi të mahnitshme të një tuneli të gjatë nëntokë janë shfaqur në internet, përmes të cilit bosi i Sinaloa Cartel ‘El Chapo’ e bëri arratisjen e tij spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë.

Fun

14/07/2015 20:18

Fotografitë shfaqin tunelin dhe motoçikletën me rrota, tubat e ventilimit dhe një shkallë që lidhte tunelin me qelinë e tij.

Motoçikleta, e cila ishte vendosur aty, ishte duke e pritur El Chapo-në përderisa ai zbriti në tunel nga burgu në mbrëmjen e së shtunës, transmeton Lajmi.net.

Besohet se ai ka shpenzuar 50 milionë dollarë për ta mundësuar këtë arratisje nëntokësore, e cila u morri kohë inxhinierëve të tij një vit që ta ndërtojnë atë.

Tuneli i ngushtë, i kompletuar me tubacione për furnizim me oksigjen, ishte ndërtuar nga inxhinierët e Sinaloa Cartel, duke përdorur pajisje profesionale.

Atyre iu desh që të heqin më shumë se 3250 ton dhe. Udhëheqësi i Cartel, El Chapo, pseudonim i cili do të thotë “i shkurtëri”, arriti ta kalojë tunelin dhe të arratiset.

Shikoni pamjet përmes fotografive:

2A86704E00000578-3160913-image-a-12_1436896083561 (1)2A86258200000578-0-image-a-51_1436883214712 2A86705200000578-3160913-image-a-13_1436896098161El Chapo Altiplano prison preview.jpg