Boshnjakët shesin në internet gurin që e goditi në kokë Vuçiqin! (Foto)

Në portalin për shitje dhe rishitje, pik.ba, ka filluar të shitet guri me të cilin dyshohet se është goditur kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Potoqame në shënimin e 20-vjetorit të krimit të kryer në Srebrenicë.

Fun

12/07/2015 18:33

Në portalin boshnjak gjendet një shpallje e çuditshme, në të cilin u kërkohet blerësve të mundshëm të kenë 1.500 deponojnë marka konvertibile, nëse dëshirojnë të blejnë gurin që dyshohet ta ketë goditur në kokë kryeministrin Vuçiq, transmeton lajmi.net.

guri 1“Shes gurin që e ka goditur në kokë Aleksandër Vuçiqin. Çmimi është 1,500 marka konvertibile, kurse guri simbolizon rezistencën kundër ideologjisë së luftës dhe dhimbjes së nënave të Srebrenicës”, thuhej në përshkrimin e shpalljes. (lajmi.net)