Borxhi i jashtëm i Kosovë arrin në 1.7 miliard euro

Borxhi i jashtëm i Kosovës përfshirë borxhin publik dhe atë privat ka arritur në 1.69 miliardë euro.

Lajme

09/01/2015 23:33

Pjesën më të madhe të borxhit e përbënë sektori privat, përkatësisht kompanitë investive në Kosovë.

“Borxhi i jashtëm bruto i Kosovës, i cili përfshin borxhin publik dhe borxhin privat, në fund të

shtatorit 2014 shënoi vlerën 1.69 miliardë euro. Borxhi publik ka një pjesëmarrje të ulët në gjithsej borxhin e jashtëm (rreth 23 përqind), gjendja e të cilit në fund të shtatorit ishte 383.4 milionë euro. Pjesa më e madhe e borxhit publik përbëhet nga borxhi i jashtëm i Qeverisë, i cili në fund të shtatorit 2014 ishte 318.1 milionë euro”, thuhet në raportin e BQK-së, transmeton Gazeta Tribuna. 

Ndërkaq, borxhi i sektorit privat në fund të muajit shtator 2014 shënoi vlerën prej 1 miliard e 306 milionë euro.

“Pjesa më e madhe e borxhit privat është në formë të kredive ndërmjet kompanive, që janë në

relacion të investimeve direkte (711.1 milionë euro), pasuar nga sektorët e tjerë të ekonomisë

(383.8 milionë euro) dhe huamarrjet e bankave komerciale (211.8 milionë euro). Në kuadër të

sektorëve tjerë bëjnë pjesë institucionet financiare jobankare, korporatat jofinanciare, organizatat

joqeveritare dhe ekonomitë familjare. Në këtë kategori, dominojnë kreditë tregtare të korporatave jofinanciare që importojnë mallra (180.1 milionë euro)”.

Në anën tjetër, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se borxhi publik vazhdon të mbetët i ulët në krahasim me vendet e rajonit.

Sipas tyre, ky bilanc e bënë më të sigurt ‘kuletën’ e shtetit.