Borxhet e serbëve të veriut për ujë arrijnë në 14 milionë euro – Lajmi.net
Borxhet e serbëve të veriut për ujë arrijnë në 14 milionë euro
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 9:05, 5 January 2018
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për pagesën e borxheve të serbëve të veriut të Mitrovicës dhe të Zveçanit për ujin e shpenzuar.

Kabineti qeveritar, pasi që paraprakisht është informuar për gjendjen financiare të kompanisë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, ka marrë vendim për t’i ofruar ndihmë financiare kësaj kompanie, shkruan Zëri.info.

Mësohet se rreth 14 milionë euro është vlera e faturave të ujit të shpenzuar, të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave veriore që nga përfundimi i luftës. Siç thonë në kompaninë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, nëse nuk ndërmerren masa rrezikohet ndërprerja e prodhimit të ujit, pasi që gjendja është vështirësuar tej mase.

Fabrika për përpunimin e ujit që gjendet në Shipol, respektivisht KURM, është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit me ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen Mitrovica Jugore dhe ajo Veriore, Vushtrria, Skenderaj dhe Zveçani.

1 milion euro ndihmë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka thënë se kjo ministri ka ndarë 1 milion euro për ndihmë dy kompanive të Mitrovicës, ujësjellësit rajonal “Mitrovica” 800 mijë euro dhe kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Uniteti” 200 mijë euro. Kjo ndihmë financiare, sipas ministrit Lluka, është ndarë për t’i tejkaluar vështirësitë financiare në të cilat ndodhen ato. Drejtori i kompanisë ujësjellësi rajonal “Mitrovica”, Sami Miftari, ka thënë se rreth 40 për qind të ujit e shpenzojnë komunat veriore dhe se serbët e asaj pjese nuk kanë paguar asnjëherë për ujin e shpenzuar. Sipas tij, mospagesa e faturave të ujit ka vështirësuar gjendjen financiare të kompanisë. Ai ka treguar se Qeveria e Kosovës herë -herë ka subvencionuar ujin e shpenzuar në veri të vendit, por prej vitit 2016, përveç në një rast kur janë paguar 300 mijë euro, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar më asnjë cent.

“Herë pas here Qeveria e Kosovës ka ndihmuar subvencionimin e ujit që distribuojmë për veri, por tani nuk ka shprehur më interesim. Në vitin 2016 Qeveria ka subvencionuar për ujin e shpenzuar në veri me rreth 300 mijë euro për arsye se veriu i Mitrovicës dhe Zveçani marrin para nga buxheti i Kosovës, sikurse çdo komunë tjetër. Por, më asnjë cent nuk është derdhur në llogarinë e ujësjellësit”, i kanë thënë “Zërit” në ujësjellësin rajonal “Mitrovica”.

Fjalët kyçe: Borxhet, serbët e veriut, Uji

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball