Borussia Dortmund pas sulmuesit të Barcelonës

Skuadra gjermane Borussia Dortmund është vënë në kërkim të sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcacer.

Sport

20/08/2018 19:16

Gjermanët nuk patën sezonin më të mirë vitin e kaluar dhe si duket drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë që ndonjë gjë e ngjajshme të përsëritet në sezonin që po vjen.

Lojtari i fundit në radarin e “verdh e zinjëve” është sulmuesi i Barcës,Paco Alcacer.

Sulmuesi nuk po gëzon hapësirë mjaftueshëm në skuadrën katalunase, marrë parasyshë konkurrencën e madhe në repartin ofanziv të gjigantit katalunas.

Dortmund do të ishte një sfidë interesante për  spanjollin. Besohet se kalimi në Gjermani do të bëhet vetëm në formë huazimi.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje mes klubeve në këto pak ditë të mbetura të afatit kalimtar. /Lajmi.net/