Borovci sqaron se si bisedoi me Ibrahim Rugovën e vdekur

Pas deklaratës së tij të ‘bujshme’ se ka biseduar me presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova, ka reaguar kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci.

Lajme

23/03/2017 23:04

Ai thotë se fjalimi i tij “Bisedë me Presidentin Rugova”, ishte metaforik, transmeton lajmi.net.

“Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese”, ka sqaruar ai në Facebook.

Ja sqarimi i tij i plotë:

“Për (b)analizuesit e fjalimit tim metaforik “Bisedë me Presidentin Rugova”, një përkufizim i këtij nocioni: “Metafora është një figurë e fjalimit e cila përshkruan një objekt ose veprim në një mënyrë e cila nuk është fjalë për fjalë e vërtetë, por ndihmon për të shpjeguar diçka ose për të bërë një krahasim”.

Përkundër mesazhit metaforik, përmbajtja e porosisë së fjalimit tim gjendet edhe tek fjalimet të cilat, sa ishte gjallë, i mbante Presidenti Historik Ibrahim Rugova. Vizioni i tij për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe sot, është dhe duhet të jetë një filozofi politike determinuese.

LDK ka për agjendë zhvillimin dhe fuqizimin e gjithanshëm të shtetit dhe nuk merret me individë tek e tuk, të cilët fshehen prapa agjendave meskine. Fuqizimi dhe masovizimi i Degës së III-të të LDK-së, duket se po i pengon dikujt”, shkruan ai. /Lajmi.net/