Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me paga si në Gjermani

Bordet e Institucioneve të pavarura, por edhe të Ndërmarrjeve Publike cilësohen për pagat e mëdha që marrin nga shteti i Kosovës. Paga disa herë më të larta se paga mesatare në Kosovë realizon edhe Bordi  i Zyrës së Rregullatorit për Energji –ZRrE.

Lajme

03/07/2017 21:13

Zyra e  Rregullatorit për Energji është organ i pavarur, i cili ka për detyrë të rregullojë aktivitetet në Sektorin e energjisë në Kosovë, përfshirë energjinë elektrike, ngrohjen qendrore dhe gazin.

Krenar Bujupi, nga 23 shtatori 2016 ka marr detyruat e u.d. kryesues i Bordit te ZRRE-se. Me të marr këtë detyrë  paga mujore i është bërë 2,067.36 euro neto në muaj, ose vjetore 24, 804 euro. Si anëtarë Bordi ka pasur pagë 1703 euro në muaj, shkruan lajmi.net.

Këto të dhëna kanë dalë nga deklarimi i pasurisë që Zyrtarët e lartë të ZRrE-së e kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Sipas deklarimit të pasurisë, ka laramani pagash për zyrtarët e lartë të cilët e bëjnë punën e njëjtë.

Enver Halimi, kryesues i Bordit( me mandat te skaduar), ka pasur pagë vjetore 1807 euro, ose 21,687.00 euro në vit.

Arsim Janova, anëtar bordi,  1882 euro, ose 22,587.00 euro në vit.

Besim Sejfijaj, anëtar bordi, 1857.89 euro, ose 22, 285 euro në vit.

Petrit Pepaj, drejtor menaxhues ka pagë mujore 1472 euro,  ose në vit 17,673.60 euro.

Afrim Ajvazi, udhëheqës në ZRrE ,merr pagë mujore neto 1340 euro, ose 16,080.00

euro në vit.

Rifat Blakaj, kryesues i departamentit ka pagë neto mujore 1472 euro ose vjetore 16,420.00

Astrit Saraqini, udhëheqës në ZRrE, 1293 euro në muaj, ose pagë vjetore 15,516.00 euro.

Gani Buçaj, kryesues i departamentit ka pagë mujore 1216 euro, ose vjetore 14,600.00 euro.

Ymer Fejzullahu, udhëheqës ka pagë mujore neto 1220 euro ose 14,628.00 euro.

Ardiana Bokshi, udhëheqës në ZRrE, ka pagë mujore 896.40.

ZRRE gjithashtu i ka kompetencat për të caktuar paraprakisht parimet dhe metodat e vënies së çmimit dhe më vonë për të miratuar tarifat për shërbimet e rregulluara të energjisë. Ndërkaq, Bordi drejtues i këtij institucioni aktualisht është i pa kompletuar.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), momentalisht është me bord jofunksional. Kjo për shkak se kryesuesit të bordit, Krenar Bujupit, i ka përfunduar mandati më 15 maj 2017 dhe në anën tjetër, bordit i mungojnë edhe dy anëtarë të tjerë. Njërit i ka skaduar mandati në shtator të vitit 2016 ndërsa njw tjetri ka dhënë dorëheqje në tetor 2016.

ZRRE-së i duhet kuroumi prej 3 anëtarëve për të marrë vendime. Aktualisht, janë vetëm dy anëtarë në këtë bord, çka e bën këtë bord jo funksional. /Lajmi.net/