Bora sjell një lajm të mirë për Prishtinën

Me rënien e borës ditëve të fundit, në Prishtinë është rikthyer ajri i pastër.

Lajme

19/11/2018 09:26

Pas reshjeve të borës që janë regjistruar ditëve të fundit në Prishtinë, ajri në kryeqytet është më i pastër, raporton lajmi.net.

Në bazë të matjes së cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ndotja e ajrit del të jetë e moderuar.

Sipas kësaj matje që është regjistruar në ora 08:00 ndotja e ajrit ka qenë 50 AQI.

50 AQI, sipas matësit e Ambasadës Amerikane, do të thotë se, cilësia e ajrit konsiderohet e kënaqshme dhe ndotja e ajrit paraqet pak ose aspak rrezik.

Në bazë të kësaj, Kosova përkatësisht Prishtina radhitet në mesin e vendeve me cilësi të mirë të ajrit. /Lajmi.net/