Bora në Alpet franceze ka bllokuar rreth 15,000 automjete

Serisë së lajmeve të këqija sot i bashkohet edhe ai për rreth 15,000 automjete të bllokuara në Alpet franceze, shkaku i reshjeve dhe stuhive të borës. 

Bota

28/12/2014 11:25

Meteorologët paralajmërojnë se të reshurat e borës do të vazhdojnë edhe sot në pjesën e maleve Alpe në Francë, si dhe temperatura të ulëta gjatë tërë javës së ardhshme.

Qeveria e Francës ka ftuar shoferët për “kujdes maksimal” dhe që, nëse është mundur, t’i ikin udhëtimeve.

Gazeta “Le Mond” njofton se tre persona kanë humbur jetën në aksidente shkaku i kushteve të këqija atmosferike.

Të reshurat e mëdha të borës po shkaktojnë probleme në trafik edhe në Gjermani, kurse shkaku i kësaj janë krijuar kolona të gjata nëpër rrugë. Nga Stuttgarti njoftohet për një kolonë të gjatë prej 25 kilometrash të automjeteve që lëvizin me vështirësi të madhe.  

Mot i keq dhe i acartë po merr edhe në Britaninë e Madhe, ku disa qindra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.