Bora mbërrin në Kosovë, informohu rreth temperaturave

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga verilindja.

Lajme

23/10/2018 23:58

Këto masa, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të krijojnë kushte për mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë orëve të pasdites vende-vende do të shoqërohen me riga shiu , derisa në visat malore priten edhe fjolla të dobëta bore, transmeton lajmi.net.

“Nesër edhe në fushat barike do të ketë luhatje, duke bërë që masat e ajrit të jenë më shum aktive. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë herë-herë me vrull nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi deri 9m/s”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nga dita e premte, e tutje, sërish merkuri në termometër do ti regjistroj vlerat mbi 20 gradë Celsius. Kurse masat e ajrit do ta ndyshojnë kahun e lëvizjes, duke vazhduar në drejtim të jugperendimit, ku shpejtësia e tyre do të ndryshoj në orët e pasditës.