Bora “frenon” edhe Formula 1, zbardhet pista e Montmelo

Të gjitha skuadra e Formula 1 që ndodhen në Montmelo janë zgjuar duke parë pistën të pushtuar nga reshjet e dëborës.

Sport

28/02/2018 11:54

Jo vetëm në futboll, pasi moti i keq bëhet problematik edhe në Formula 1.

Temperaturat e ftohta që kanë përfshirë të gjithë Europën, kanë prekur edhe Spanjën dhe më konkretisht pistën e Barcelonës, ku prej dy ditësh të gjithë pilotët e Formula 1 po bëjnë teste përgatitore për sezonin e ri atë të vitit 2018-të që do të fillojë në mars.

Të gjitha skuadra e Formula 1 që ndodhen në Montmelo janë zgjuar duke parë pistën të pushtuar nga reshjet e dëborës dhe në këtë mënyrë dita e tretë e testeve mund të dështojë dhe gjithçka mund të shtyhet për një tjetër ditë.