Bora e madhe, kjo është gjendja e rrugëve në Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në një njoftim për mediat bën me dije gjendjen e rrugëve në të cilat ditët e fundit ka pasur probleme nga reshjet e borës.

Lajme

13/01/2019 09:20

Sipas njoftimit të ARRSH-së thuhet se është punuar dhe gjatë natës për pastruar rrugët, por sërish në disa zona të cilat janë më problematike kalimi bëhet me zinxhir.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për median dhe opinionin publik mbi gjendje e akseve kryesore të vendit.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

– Qafë Mali-Fierzë
– Ura e Cerenecit-Steblevë
– Qafë Bualli-Krastë
– Trebisht-Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir– Kuben-Vasije

– Peshkopi-Qafë Draje
– Peshkopi-Ushtelencë
– Domaj-Draj Rec
– Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

– Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
– Rruga Lunik –Steblevë
– Krujë-Sarisalltik

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore. /Top Channel