Bony për Liverpoolin

Liverpool duket se ka gjetur zëvendësuesin e Luis Suarezit. Menaxheri Brendan Rodgers beson se me një ofertë me vlerë prej 16 milionë funte do të realizojë transferimin e sulmuesit të Swanseas, Wilfried Bony.

Sport

15/08/2014 12:24

Liverpool është optimist se do të transferojë sulmuesin e Swansea Cityt, Wilfried Bony me një ofertë të re në ditët e ardhshme.

Reds u refuzuan me ofertën prej 12.5 milionë funte por menaxheri Brendan Rodgers nuk është dorëzuar me shpresë të transferimit të reprezentuesit të Bregut të Fildishtë.

Sipas “Daily Express”, një ofertë e re me vlerë prej 16 milionë funte do të bëhet së shpejti dhe Rodgers beson se ajo do të mjaftojë për të siguruar shërbimet e Bonyt.

Liverpool është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri pas largimit të Luis Suarezit në drejtim të Barcelonës dhe Bony tani është shndërruar në objektivin kryesor.

25-vjeçari shënoi 17 gola në 34 ndeshje të edicionit të kaluar dhe së fundmi ishte spekuluar edhe me transferim në Arsenal dhe Chelsea.