Bonucci zbulon se çfarë i tha Higuainit pas finales së Superkupës

Leonardo Bonucci ka zbuluar se çfarë i ka dhënë Gonzalo Higuainit pas finales së Superkupës së Italisë.

Sport

17/01/2019 12:22

Pas triumfit të Juventusit në Superkupën e Italisë, Leonardo Bonucci ka shpjeguar se ai kishte tentuar ta qetësonte Gonzalo Higuainin pas ndeshjes.

Mbrojtësi italian gjithashtu ka përgëzuar edhe Giorgio Chiellinin për sezonin e tij fantastik.

“Është gjithmonë e mrekullueshme për të festuar një fitore”, tha fillimisht Bonucci, përcjell lajmi.net.

“Chiellini po bën një sezon të mahnitshëm, ai gjeti një mënyrë për të menaxhuar lojërat në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Higuain? Nuk kemi pasur ndonjë argument, ai ishte i zemëruar me arbitrin dhe unë u përpoqa ta qetësoja atë, por ai ishte i shqetësuar, por këto gjëra janë normale dhe ndodhin në fushë”, ka shtuar më tej mbrojtësi italian. /Lajmi.net/